MOI

Qeverisja Vendore

Print PDF

Drejtoria


Drejtor i Pergjithshem i Politikave te Zhvillimit & Integrimit
Roland Bejko

Kontaktoni:
e-mail: roland.bejko@moi.gov.al
tel/faks:++355 42 233 538
Adresa: Sheshi "Skenderbej" Nr.3


Drejtoria e Politikave Financiare


Kontaktoni:

Drejtor i Drejtorise te Politikave Financiare

tel/faks: ++355 42 228 893

e-mail: viktor.hysaj@moi.gov.al

 


Drejtoria e Politikave Integruese & Ndihmës së Huaj


Kontaktoni

Drejtor i Drejtorise se Politikave Integruese & Ndihmes se Huaj

tel/faks: ++355 42 227 968

e-mail: genta.bektashi@moi.gov.al


Drejtoria e Politikave te Pushtetit Vendor

 

Kontaktoni

Drejtor i Drejtorise se Politikave te Pushtetit Vendor

tel/faks: ++355 42 235 217

e-mail: mimoza.hasekiu@moi.gov.al











Qeverisja Vendore

18.01.2008 Takim i grupit te punes per pagat e vendoreve

Në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar takimi i parë i grupit të punës që do të hartojë një rikategorizim të pagave për nënpunësit e njësive të qeverisjes vendore.Zv.ministri i Brendshëm Z.Ferdinand Poni drejtoi mbledhjen e parë të këtij grupi të përbërë nga përfaqësues të drejtorive për pushtetin vendor dhe të Departamentit të Administratës Publike në Ministrinë e Brendshme,përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Nisma për krijimin e këtij grupi dhe objektivin e tij u ndërmor nga Ministria e Brendshme,në përputhje me strategjinë e decentralizimit, pas kërkesës së mjaft njësive vendore që pagat e nënpunësve të tyre të përmirësohen edhe në varësi të të ardhurave që mbledhin.Këto njësi vendore që kanë përcjellë kërkesat karakterizohen nga një prani më e madhe e bizneseve e si rrjedhojë edhe të ardhurat e tyre nga sistemi i vjeljes së tatim-taksave janë relativisht më të mëdha se të njësive vendore më pak të industrializuara.Deri më tani kategorizimi i pagave për nënpunësit vendorë ka njohur si kriter vetëm numrin e popullsisë së njësive vendore përkatëse.

Nisma synon të krijojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik,të konsolidojë administratën vendore dhe të rrisë motivimin e nëpunësve të kësaj administrate.Realizimi i kësaj nisme do të shënojë një arritje në ecurinë e procesit të decentralizimit
.
Zv.ministri i Brendshëm Z.Ferdinand Poni bëri të ditur në takim se brenda muajit shkurt, grupi i punës do të hartojë dhe propozojë një projektvendim në Këshillin e Ministrave, për rikategorizimin e pagave për nënpunësit e njësive të qeverisjes vendore.














Deklaratë për shtyp e zëvendësministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni

Karta e Identitetit sistemi i podhimit dhe lëshimit të Kartave të Identitetit dhe pasaportat e lektronike

 




Programi


  • Decentralizimi dhe autonomia vendore

    Qeveria, ne projektin e saj te ndryshimit, do te zbatoje, ne perputhje me karten europiane te autonomise lokale dhe rajonale, me ritme te pershpejtuara dhe te qendrueshme, dhe ne konsultim te vazhdueshem me qeverisjen vendore e aktoret e tjere te interesit, reformen e decentralizimit te pushtetit ekzekutiv pasi vlereson se decentralizimi permireson cilesite qeverisese qofte ne drejtim te eficiences dhe efektivitetit po aq edhe ne drejtim te forcimit te pergjegjshmerise, rritjes se transparences si dhe rritjes se perfshirjes se qytetareve dhe komuniteteve e grupeve te ndryshme shoqerore ne qeverisje. Nen qeverisjen e re do te marrin fund diskriminimi i njesive te qeverisjes vendore per shkak te perkatesise politike dhe zvarritja e tejskajshme e zbatimit te strategjise kombetare te decentralizimit e te ligjit organik te qeverisjes vendore. Deri ne fund te periudhes 4 vjecare:

  • do te dyfishohet pesha aktuale e shpenzimeve autonome te pushtetit vendor ne buxhetin e shtetit dhe ne PBB te lidhura me funksionet e veta te qeverisjes vendore dhe do te zgjerohet autonomia fiskale e bashkive dhe komunave, te cilat do te vendosin dhe mbledhin vete taksat dhe tarifat vendore. Nderkaq, transfertat nga buxheti i shtetit drejt autoriteteve lokale do te rriten me 3-4 here krahasuar me nivelin e sotem duke u kryer ne menyre transparente e objektive bazuar ne formule analitike.

  • Brenda dy vitesh do te perfundoje procesi i transferimit te pronave ne njesite e qeverisjes vendore, me perparesi ujesjellesat, rruget, trojet, shoqerite publike me karakter vendor, objektet social-kulturore.

  • do te vihet ne zbatim koncepti i funksioneve te perbashketa ne arsim, shendetesi, mjedis, strehim, sherbime sociale, rend dhe qarkullim rrugor, per te cilat njesite e qeverisjes vendore do te marrin vendime autonome brenda sferes se juridiksionit te tyre dhe do te bashkepunojne, bazuar ne principin e autonomise, subsidiaritetit dhe te partneritetit, me qeverisjen qendrore si dhe mes vete njesive te qeverisjes vendore, per arritjen e objektivave kombetare ne keto fusha, sipas prioriteteve vendore per secilen prej ketyre njesive. Alokimi i fondeve per qeverite vendore ne keta sektore publike do te kryhet ne menyre objektive dhe transparente, duke synuar ngushtimin e disbalancave rajonale te derisotme.

  • Kufijte e njesive te qeverisjes vendore jane te garantuara me ligj. Cdo ndryshim i mundshem i tyre do te behet ne favor te progresit e mireqeverisjes dhe sipas procesit te hapur e perfshires bazuar ne parimet e Kushtetutes dhe te ligjit organik te qeverisjes vendore

 

Lajmet e fundit

(09/03/10) Shqipëria, vend themelues i Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion. Dt 03.09.2010

Në Vjenë të Austrisë u zhvillua konferenca përuruese e themelimit të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, ku Shqipëria ishte e ftuar si një nga 25 vendet themeluese. -Ky është një vl...
Lexo me teper

(08/28/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në Forumin e 10 të Salzburgut. Dt.28.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha në takimet që ka zhvilluar gjatë Forumit të 10 të Salzburgut në Austri, me disa prej homologëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka marë garanc...
Lexo me teper

(08/27/10) 1 milion aplikime për pasaporta biometrike. Dt 27.08.2010

Ministria e Brendshme dëshiron të ju bëjë të ditur se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike. Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe paras...
Lexo me teper

(08/26/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha u takua sot me familjarë të policëve të rënë në detyrë që po kryejnë pushimet në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme. Dt.26.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha u takua sot në Durrës me disa familjarë të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës të cilët janë duke kryer pushimet në s...
Lexo me teper

(08/26/10) Dekorohet me Medaljen e Mirënjohjes oficeri ndërlidhës britanik Z. Ben Swanson. Ministri Basha vlerëson bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me SOCA-n. Dt.26.08.2010.

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë sot në ceremoninë e dekorimit me Medaljen e Mirënjohjes nga Presidenti i Republikës të oficerit ndërlidhës britanik në Shqipëri Z. Ben Swanso...
Lexo me teper

Foto Promocionale


Liberalizimi Vizave

Informacione


Telefononi pa pagese
0800 12 12
Raportoni rastet e trafikimit te qenieve njerezore


Denonconi abuzimet nga punonjësit e Policisë së Shtetit:

Zyra e Informacionit dhe Ankesave 0800 90 90 

Kontaktoni:

shkb@moi.gov.al

FAX: +355 42 271 735

Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë

Kontribuoni


Ndihmë Familjeve të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës

LlogariaBankare

Nr.0100404657

RAIFFEISEN BANK