Organizata e Kombeve të Bashkuara nëpërmjet UNDP, UNICEF dhe OCHA, dhuron 253 mijë dollarë në formë granti për realizimin e disa projekteve në kuadër të riaftësimit të zonës së prekur nga përmbytja në muajt janar-shkurt në Qarkun e Shkodrës.Marrëveshja për këtë qëllim u nënshkrua sot nga Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha dhe Koordinatorja e OKB në Shqipëri Znj. Gulden Turkoz-Cosslett.
Ky grant do të përdoret për :
-Rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Xhaferraj, Komuna Ana e Malit
-Rikonstruksionin e rrugës Sukaj, Komuna Dajç
-Rikonstruksionin e ujësjellësit Ças, Komuna Velipojë
-Rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Luarzë, Komuna Velipojë
-Rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Bushat, Komuna Bushat
-Rikonstruksionin e dy qendrave shëndetësore në Bashkinë Shkodër.
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar zbatimi i këtyre projekteve do të kryhet brenda këtij viti.









