MOI

Ministri Basha zhvilloi vizita ngushëllimi tek disa nga familjet e viktimave të aksidentit në Fushë-Arrëz. Dt 19.07.2010

Print PDF
Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha zhvilloi sot vizita në familjet e disa prej viktimave të aksidentit tragjik në Fushë- Arrëz ku humbën jetën 14 persona.
Ministri Basha ishte për vizitë ngushëllimi në familjet Paloka, Gjoni dhe Marku në Komunën Gjegjan të Pukës dhe tek familja Mustafa në Fushë-Arrëz.
Duke u shprehur ngushëllimet në emër të Ministrisë së Brendshme, Basha siguroi familjarët e viktimave të aksidentit për mbështetjen e plotë të të gjithë strukturave shtetërore për përballimin e humbjes së njerëzve të tyre të dashur.

Familjarët e viktimave të aksidentit vlerësuan reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit  për t'u ardhur në ndihmë të mbijetuarve të aksidentit tragjik dhe për t'i transportuar në spitalin ushtarak, si dhe përkujdesjen ndaj të plagosurve nga ana e personelit shëndetësor

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha informoi familjarët e viktimave se me porosi të Kryeministrit Berisha është përgatitur dhe do të miratohet nga qeveria vendimi për mbështetjen financiare për familjet e viktimave të aksidentit.
 

Lajmet e fundit

(09/03/10) Shqipëria, vend themelues i Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion. Dt 03.09.2010

Në Vjenë të Austrisë u zhvillua konferenca përuruese e themelimit të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, ku Shqipëria ishte e ftuar si një nga 25 vendet themeluese. -Ky është një vl...
Lexo me teper

(08/28/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në Forumin e 10 të Salzburgut. Dt.28.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha në takimet që ka zhvilluar gjatë Forumit të 10 të Salzburgut në Austri, me disa prej homologëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka marë garanc...
Lexo me teper

(08/27/10) 1 milion aplikime për pasaporta biometrike. Dt 27.08.2010

Ministria e Brendshme dëshiron të ju bëjë të ditur se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike. Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe paras...
Lexo me teper

(08/26/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha u takua sot me familjarë të policëve të rënë në detyrë që po kryejnë pushimet në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme. Dt.26.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha u takua sot në Durrës me disa familjarë të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës të cilët janë duke kryer pushimet në s...
Lexo me teper

(08/26/10) Dekorohet me Medaljen e Mirënjohjes oficeri ndërlidhës britanik Z. Ben Swanson. Ministri Basha vlerëson bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me SOCA-n. Dt.26.08.2010.

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë sot në ceremoninë e dekorimit me Medaljen e Mirënjohjes nga Presidenti i Republikës të oficerit ndërlidhës britanik në Shqipëri Z. Ben Swanso...
Lexo me teper

Foto Promocionale


Liberalizimi Vizave

Informacione


Telefononi pa pagese
0800 12 12
Raportoni rastet e trafikimit te qenieve njerezore


Denonconi abuzimet nga punonjësit e Policisë së Shtetit:

Zyra e Informacionit dhe Ankesave 0800 90 90 

Kontaktoni:

shkb@moi.gov.al

FAX: +355 42 271 735

Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë

Kontribuoni


Ndihmë Familjeve të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës

LlogariaBankare

Nr.0100404657

RAIFFEISEN BANK