MOI

Njoftim i Policisë së Shtetit.(Informacion nga te dhënat deri në orën 20.00')Dt 17.07.2010

Print PDF
Rreth orës 17.00', të ditës së sotme, strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë njoftim se gjatë lëvizjes në aksin rrugor Fushë Arrës-Durrës, në fshatin Dom Gjegjan, ka dalë nga rruga një autobus me pasagjerë i linjës Fushë Arrës- Durrës, me targë Pu 13-30 A, me drejtues shtetasin Zef Mark Gjergji, vjeç 45, nga fshati Gojan, Komuna Gjegjan e rrethit të Pukës.

Me të marrë informacionin me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Z. Lulzim Basha është ngritur shtabi i punës për menaxhimin e kësaj ngjarje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë Forcat Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat e policisë së zonës, ndërkohë që janë dërguar dhe forca të tjera shtesë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër dhe Lezhë.

Për transportimin e të dëmtuarave të kësaj ngjarje të rëndë janë vënë në dispozicion 6 helikopterë, 3 të Policisë së Shtetit, 2 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 1 i Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e daljes nga rruga të këtij mjeti kanë humbur jetën 12 persona, si dhe janë plagosur 12 shtetas të tjerë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se drejtuesi i mjetit Zef Gjergji ishte i pajisur me leje drejtimi mjeti dhe ishte një drejtues mjeti me përvojë shumëvjeçare, ndërkohë që në kohën e udhëtimit kushtet e motit ishin përkeqësuar.


Aktualisht në spitalin e Gjegjanit janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve:

1.      Arsen Marku,

2.      Paulin Gjoni,

3.      Mimoza Hasani,

4.      Adem Mustafa,

5.      Martin Lleshi

6.      Alma Marku,

7.      Albiona Marku,

8.      Një i paidentifikuar,


Ndërkohë në spitalin e Pukës janë transportuar trupat e pajetë të shtetasve:


1.      Fran Paloka,

2.      Gjovalin Pera

3.      Një i paidentifikuar,


Ndërkohë sipas konfirmimit nga mjekët ka humbur jetën në spitalin ushtarak dhe drejtuesi i mjetit Zef Gjergji.

Po ashtu  në spitalin Ushtarak në Tiranë janë transportuar 5 të plagosur, ku 1 fëmijë është jashtë rrezikut për jetën dhe 3 fëmijë të tjerë në gjendje të rëndë. Aktualisht në drejtim të këtij spitali po transportohen me helikopter dhe 7 të dëmtuar të tjerë nga ky aksident.

Aktualisht në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti të rëndë.
 

Lajmet e fundit

(09/03/10) Shqipëria, vend themelues i Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion. Dt 03.09.2010

Në Vjenë të Austrisë u zhvillua konferenca përuruese e themelimit të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, ku Shqipëria ishte e ftuar si një nga 25 vendet themeluese. -Ky është një vl...
Lexo me teper

(08/28/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në Forumin e 10 të Salzburgut. Dt.28.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha në takimet që ka zhvilluar gjatë Forumit të 10 të Salzburgut në Austri, me disa prej homologëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka marë garanc...
Lexo me teper

(08/27/10) 1 milion aplikime për pasaporta biometrike. Dt 27.08.2010

Ministria e Brendshme dëshiron të ju bëjë të ditur se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike. Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe paras...
Lexo me teper

(08/26/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha u takua sot me familjarë të policëve të rënë në detyrë që po kryejnë pushimet në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme. Dt.26.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha u takua sot në Durrës me disa familjarë të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës të cilët janë duke kryer pushimet në s...
Lexo me teper

(08/26/10) Dekorohet me Medaljen e Mirënjohjes oficeri ndërlidhës britanik Z. Ben Swanson. Ministri Basha vlerëson bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me SOCA-n. Dt.26.08.2010.

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë sot në ceremoninë e dekorimit me Medaljen e Mirënjohjes nga Presidenti i Republikës të oficerit ndërlidhës britanik në Shqipëri Z. Ben Swanso...
Lexo me teper

Foto Promocionale


Liberalizimi Vizave

Informacione


Telefononi pa pagese
0800 12 12
Raportoni rastet e trafikimit te qenieve njerezore


Denonconi abuzimet nga punonjësit e Policisë së Shtetit:

Zyra e Informacionit dhe Ankesave 0800 90 90 

Kontaktoni:

shkb@moi.gov.al

FAX: +355 42 271 735

Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë

Kontribuoni


Ndihmë Familjeve të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës

LlogariaBankare

Nr.0100404657

RAIFFEISEN BANK