MOI

Misioni

Print PDF

Misioni i Ministrisë së Brendshme

 

Forcimi e garantimi i rendit e sigurisë publike, individuale e komunitare do të përbëjë angazhimin parësor të mazhorancës së re dhe qeverisë së saj. Motoja e Qeverisë është: "Tolerancë zero ndaj krimit".

 

Lufta kundër krimit të organizuar e trafiqeve

 

Lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve në përgjithësi dhe atyre të drogës e qënieve njerëzore në veçanti, si dhe lufta kundër pastrimit të parave do të kenë përparësi. për këtë qëllim do të behen edhe ndryshime ligjore në kodin penal për dënime maksimale dhe nivel të prerë dënimi për këto vepra penale.

 

Angazhimi në luftën kundër terrorizmit

 

Shqipëria do të përmbushë në menyrë aktive dhe të përkushtuar të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e saj në luftën globale kundër terrorizmit si rreziku dhe armiku numër një i paqes, sigurisë dhe jetës së popujve.

 

Ulja dhe parandalimi i krimit ordiner

 

Krimi ordiner do të ndëshkohet por lufta kundër tij do të gërshetohet edhe me masat efektive parandaluese. Qytetet, fshatrat, rrugët, rrugicat, bankat e bizneset, lokalet dhe stadiumet dhe çdo cep i vendit do të jenë tërësisht të garantuara dhe siguria publike do të jetë solide dhe e plotë. në qytetet e mëdha do të investohet në sistemet e monitorimit të pandërprerë elektronik. Organet e rendit publik do t'i nënshtrohen një reforme të thellë në organizimin, shpërndarjen, komandimin, marrëdheniet me komunitetin, përgatitjen profesionale dhe sigurimit të burimeve njerëzore si dhe do të bëhen të afta të japin edhe shërbime speciale të sigurisë.

 

Siguria rrugore

 

Siguria rrugore do të trajtohet gjithashtu me përparësi. Niveli i ulët i sigurisë rrugore merr çdo vit me dhjetra jetë njerëzish dhe shkakton dëme materiale të konsiderueshme. Krahas përmirësimit të cilësisë së rrugëve dhe sinjalistikës rrugore në përputhje me standardet evropiane, përfshirë zbatimin e procedurave të auditimit të rrufeve që nga momenti i projektimit e deri në realizim, forcimi i disiplinës së qarkullimit rrugor, paisja me leje qarkullimi bazuar në testime realiste dhe të pa korruptuara të drejtuesve të mjeteve nëpërmjet përmirësimit të sistemit të auto-shkollave, ristrukturimi i kontrollit teknik të mjeteve dhe edukimi masiv me rregullat e qarkullimit të të gjithë grupmoshave, veçanërisht të moshës shkollore, do të jenë disa nga drejtimet kryesore. Policia rrugore në bashkëpunim me atë bashkiake do të jenë jo vetëm ndëshkuese të rasteve të shkeljes së rregullave të qarkullimit por ato do të shndërrohen në institucione në shërbim të qytetareve.

 

Decentralizimi dhe autonomia vendore

 

Qeveria, në projektin e saj të ndryshimit, do të zbatoje, në përputhje me kartën europiane të autonomisë lokale dhe rajonale, me ritme të përshpejtuara dhe të qëndrueshme, dhe në konsultim të vazhdueshëm me qeverisjen vendore e aktorët e tjerë të interesit, reformën e decentralizimit të pushtetit ekzekutiv pasi vlerëson se decentralizimi përmirëson cilësitë qeverisëse qoftë në drejtim të eficiencës dhe efektivitetit po aq edhe në drejtim të forcimit të përgjëgjshmërisë, rritjes së transparencës si dhe rritjes së përfshirjes së qytetareve dhe komuniteteve e grupeve të ndryshme shoqërore në qeverisje. Nën qeverisjen e re do të marrin fund diskriminimi i njësive të qeverisjes vendore për shkak të përkatësisë politike dhe zvarritja e tejskajshme e zbatimit të strategjisë kombëtare të decentralizimit e të ligjit organik të qeverisjes vendore. Deri në fund të periudhës 4 vjeçare do të dyfishohet pesha aktuale e shpenzimeve autonome të pushtetit vendor në buxhetin e shtetit dhe në PBB të lidhura me funksionet e veta të qeverisjes vendore dhe do të zgjerohet autonomia fiskale e bashkive dhe komunave, të cilat do të vendosin dhe mbledhin vetë taksat dhe tarifat vendore. Ndërkaq, transfertat nga buxheti i shtetit drejt autoriteteve lokale do të rriten me 3-4 herë krahasuar me nivelin e sotëm duke u kryer në mënyrë transparente e objektive bazuar në formulë analitike.

 

Brënda dy vitesh do të përfundojë procesi i transferimit të pronave në njësitë e qeverisjes vendore, me përparësi ujesjellësit, rrugët, trojet, shoqëritë publike me karakter vendor, objektet social-kulturore do të vihet në zbatim koncepti i funksioneve të përbashkëta në arsim, shëndetësi, mjedis, strehim, shërbime sociale, rend dhe qarkullim rrugor, për të cilat njësitë e qeverisjes vendore do të marrin vendime autonome brënda sferes së juridiksionit të tyre dhe do të bashkëpunojnë, bazuar në principin e autonomisë, subsidiaritetit dhe të partneritetit, me qeverisjen qëndrore si dhe mes vetë njësive të qeverisjes vendore, për arritjen e objektivave kombëtare në këto fusha, sipas prioriteteve vendore për sejcilën prej këtyre njësive. Alokimi i fondeve për qeveritë vendore në këta sektorë publike do të kryhet në mënyrë objektive dhe transparente, duke synuar ngushtimin e disbalancave rajonale të derisotme.

 

Kufijtë e njësive të qeverisjes vendore janë të garantuara me ligj çdo ndryshim i mundshëm i tyre do të bëhet në favor të progresit e mirëqeverisjes dhe sipas procesit të hapur e përfshirës bazuar në parimet e Kushtetutës dhe të ligjit organik të qeverisjes vendore.

 

Reformimi i ekzekutivit qendror dhe administrata publike

 

Në projektin e saj të ndryshimit mazhoranca e re angazhohet për një qeveri në shërbim të qytetarëve dhe e shërbesave më të mira ndaj qytetarëve. Qeveria do të kryejë një reformë të thellë e të vërtetë të administratës publike për krijimin e një rrjeti institucional efektiv dhe efecient, si dhe të një administrate të qëndrueshme, të përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit dhe të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët, e aftë të prodhojë e të zbatojë politika, me nënpunës civile të rekrutuar dhe të vlerësuar sipas kualiteteve profesionale, eksperiencës, meritës dhe përkushtimit në kryerjen e detyrave.

 

Mazhoranca e re angazhohet për një qeveri të vogël njëherazi në dietë. Shpenzimet qeveritare të natyrës jo-produktive e të luksit do të eliminohen ndërsa do të përgjysmohen shpenzimet administrative të qeverisë në tërësi. Ministritë dhe të gjitha institucionet e tjera ekzekutive do të bëjnë transparente dhe me zyrat e informimit të publikut të gjithë veprimtarinë e tyre. Ministritë dhe institucionet e tjera në varësi të qeverisë do të ristrukturohen ndërsa do të mbyllen ose shkurtohen një rrjet i tërë institucionesh e zyrash parazitare.

 

Administrata publike do të forcohet e konsolidohet sipas principeve të shërbimit publik, mbi bazën e meritës dhe të performancës. Mazhoranca e re njeh dhe respekton statusin e nëpunësit civil të çdo punonjësi që e ka fituar atë me meritë dhe ai do të jetë i garantuar. Qeveria do të përmirësojë kualitetet profesionale në administratën publike nëpërmjet një procesi të hapur e konkurrues rekrutimi e karriere, motivimi e shpërblimi të përformancës së mirë dhe ndëshkimit të performancës së dobët e pandershmërisë së nëpunësve si dhe trajnimin të vazhdueshëm. Statusi i nëpunësit civil do të shtrihet në pjesën me të madhe të organeve të administratës publike, ndërsa pagat në sektorin publik do të rriten njëkohësisht me ngushtimin në 1 me 5 të diferencave të mëdha që ekzistojnë sot mes pagës maksimale dhe minimale.

 

Lajmet e fundit

(09/03/10) Shqipëria, vend themelues i Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion. Dt 03.09.2010

Në Vjenë të Austrisë u zhvillua konferenca përuruese e themelimit të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, ku Shqipëria ishte e ftuar si një nga 25 vendet themeluese. -Ky është një vl...
Lexo me teper

(08/28/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në Forumin e 10 të Salzburgut. Dt.28.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha në takimet që ka zhvilluar gjatë Forumit të 10 të Salzburgut në Austri, me disa prej homologëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka marë garanc...
Lexo me teper

(08/27/10) 1 milion aplikime për pasaporta biometrike. Dt 27.08.2010

Ministria e Brendshme dëshiron të ju bëjë të ditur se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike. Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe paras...
Lexo me teper

(08/26/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha u takua sot me familjarë të policëve të rënë në detyrë që po kryejnë pushimet në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme. Dt.26.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha u takua sot në Durrës me disa familjarë të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës të cilët janë duke kryer pushimet në s...
Lexo me teper

(08/26/10) Dekorohet me Medaljen e Mirënjohjes oficeri ndërlidhës britanik Z. Ben Swanson. Ministri Basha vlerëson bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me SOCA-n. Dt.26.08.2010.

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë sot në ceremoninë e dekorimit me Medaljen e Mirënjohjes nga Presidenti i Republikës të oficerit ndërlidhës britanik në Shqipëri Z. Ben Swanso...
Lexo me teper

Foto Promocionale


Liberalizimi Vizave

Informacione


Telefononi pa pagese
0800 12 12
Raportoni rastet e trafikimit te qenieve njerezore


Denonconi abuzimet nga punonjësit e Policisë së Shtetit:

Zyra e Informacionit dhe Ankesave 0800 90 90 

Kontaktoni:

shkb@moi.gov.al

FAX: +355 42 271 735

Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë

Kontribuoni


Ndihmë Familjeve të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës

LlogariaBankare

Nr.0100404657

RAIFFEISEN BANK