Drejtoria

SHËRBIMI I KONTROLLIT TË BRENDSHËM
Drejtor i Përgjithshëm: Astrit Halilaj
Tel: + 355 42 222 450
Email: astrit.halilaj@moi.gov.al
Misioni i SHKB-së"T'i garantojë komunitetit një shërbim policor të përgjegjshëm dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standartet e kërkuara".
Tre shtyllat ku mbështetet veprimtaria e SHKB-së
-
Parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprave penale të kryer nga punonjësit e policisë së shtetit, pavarësisht nga funksioni dhe grada.
-
Inspektimi i punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, për përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe standartet e kërkuara, për garantimin e përgjegjshmërisë, efektshmërisë dhe efikasitetit të tyre
-
Kryerja e testit të integritetit për punonjësit e Policisë së Shtetit, i cili konsiston në aplikimin e teknikave dhe metodave që shërbejnë për verifikimin e etikës dhe integritetin e një punonjësi të Policisë së Shtetit.
''Kontribuoni në luften kunder korrupsionit, duke e denoncuar ate''
Denonconi çdo rast të sjelljeve të këqija të punonjësve të policisë shtetit, kudo që ndodheni. Për këtë ne ju sigurojmë se do të ruajmë fshehtesinë dhe menjëherë do të gjëndemi pranë jush deri në sqarimin e plotë të problemit që ju do të keni, duke goditur me forcë dhe pa hezitim rastet kur punonjës të veçantë policie abuzojnë me detyrën duke kryer veprime të kundërligjshme dhe korruptive, që cënojnë etikën dhe imazhin e Policisë së Shtetit.
SHKB-ja disponon fond buxhetor të posacëm për të shpërblyer personat që denoncojnë korrupsionin.
Mënyrat e kontaktimit:Email: shkb@moi.gov.al
Fax: + 355 42 271 - 735
Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit falas)
Të gjithë abonentët e telefonisë celulare të kompanive "VODAFONE", "AMC", "EAGLE Mobile" dhe "Albtelecom Albania", mund të telefonojnë pa pagesë në këtë numër për të denoncuar rastet korruptive të oficerëve të Policisë së Shtetit në detyrë dhe për shkak të saj.
Pranë Zyrës së Informacionit dhe Ankesave nga ora 08:00 - 22:00, SHKB, Ministria e Brendshme
Baza Ligjore
Baza Ligjore:
1. Ligji Nr. 10002, datë 06.10.2008, "Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme".
2. V.K.M Nr. 477, datë 06.05.2009,"Për për përcaktimin e funksioneve korresponduese për gradat e personelit hetues, në Shërbimin e Kontrollit të brendshëm, në Ministrinë e Brendshme".
3. V.K.M Nr. 478, datë 06.05.2009, "Për Klasifikimin e Niveleve, sipas funksioneve, të personelit Inspektues dhe mbështetës të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme".
4. V.K.M Nr. 637, datë 11.06.2009, "Për miratimin e Rregullores së Personelit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme";
5. V.K.M Nr. 639, datë 11.06.2009, "Për përcaktimin e kushteve dhe të kritereve e të kontrollit të fondit të posacëm, në funksion të veprimtarisë informative dhe procedurale penale, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm"
6. V.K.M Nr. 646, datë 11.06.2009, "Për miratimin e Rregullores së Disiplinës së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme".
7. V.K.M Nr. 718, datë 23.06.2009,"Për pagat e punonjësve të personelit të hetimit, të inspektimit dhe të shërbimeve mbështetëse, në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme".
8. V.K.M Nr. 42, datë 21.01.2010, "Për përcaktimin e formës e të përmasave të stemës së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, dhe për mënyrën e përdorimit të saj".
Organigrama
Njoftime
Periudha e aplikimit fillon me datë 01.09.2010 dhe përfundon me datë 30.09.2010
Bazuar në Ligjin Nr. 10002, datë 06.10.2008, për "Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme", Rregulloren e Personelit të SHKB-së miratuar me vendim Nr. 637 datë 11.06.2009, të Këshillit të Ministrave, si dhe në akte të tjera normative të dala në zbatim të tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm shpall 13 funksione të lira për konkurrim në strukturat e Departamentit të Hetimit dhe të Drejtorisë së Inspektimeve të SHKB-së, si më poshtë:
1. Në Drejtorinë e Hetimeve:
- Një(1) funksion organik, Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
- Dy (2) funksione organike, Shef Sektori në Drejtorinë e Hetimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
- Një(1) funksion organik, Specialist Hetimi në Drejtorinë e Hetimiti, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
- Një(1) funksion organik, Shef i Sektorit të SH.K.B-së, Dibër, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
- Një(1) funksion organik, Specialist Hetimi i Sektorit të SH.K.B-së, Dibër, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
- Një(1) funksion organik, Specialist Hetimi i Sektorit të SH.K.B-së, Kukës, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
- Një(1) funksion organik, Specialist Hetimi i Sektorit të SH.K.B-së, Korçë, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
- Një(1) funksion organik, Specialist Hetimi i Sektorit të SH.K.B-së, Durrës, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
- Një(1) funksion organik, Specialist Hetimi i Sektorit të SH.K.B-së, Fier, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
- Një(1) funksion organik, Shef i Sektorit të SH.K.B-së, Vlorë, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
- Një(1) funksion organik, Shef i Sektorit të SH.K.B-së, Gjirokastër, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
2. Në Drejtorinë e Inspektimeve:
- Një(1) funksion organik, Inspektor në Drejtorinë e Inspektimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Kërkesa për Kandidatët dhe informacion për konkurimin.
Formulari i Aplikimit
Udhëzuesi per Aplikim
Formulari për aplikim mund të tërhiqet edhe pranë Zyrës së Informacionit dhe Akesave të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, ku do të bëhet dorëzimi i dokumentacionit.









