MOI

Deklaratë e Zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, mbi procedurën e re të sigurisë për lëshimin e pasaportave biometrike. Dt 06.02.2010

Print PDF
Ministria e Brendshme informon opinionin publik se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike vijon me ritme të shpejta dhe treguesit e tij kanë tejkaluar tashmë edhe parashikimet tona më optimiste.
Konkretisht deri ditën e djeshme, datë 05.02.2010, sipas të dhënave nga kompania ''Aleat'', numërohen rreth 475 mijë aplikime për pasaporta biometrike.

Procesi i pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike, siç edhe ju e keni konstatuar, kryhet mbi rregulla të forta sigurie që nga momenti i aplikimit deri në marrjen në dorëzim të pasaportës nga shtetasi.

Pikërisht në funksion të këtyre rregullave të sigurisë, Ministria e Brendshme dëshiron t'i bëjë të ditur të gjithë qytetarëve se për të marrë në dorëzim pasaportën biometrike për të cilën kanë aplikuar, duhet të paraqiten më parë tek punonjësi i policisë, i cili ndodhet në të njëjtin ambjent me zyrat e ''Aleat'' që shpërndajnë pasaportat biometrike.

Konkretisht, do të veprohet në këtë mënyrë:
-Në rast se shtetasi zotëron pasaportë të tipit të vjetër, punonjësi i policisë e bën atë të pavlefshme, duke i shpuar dy vrima në kapak pa dëmtuar vizën, lejen e qëndrimit apo shënime të tjera që mund të ndodhen në pasaportë dhe më pas ia dorëzon shtetasit.
-Në rast se shtetasi nuk ka qenë i pajisur me pasaportë të tipit të vjetër, punonjësi i policisë pas verifikimit në sistem, i lëshon vërtetimin përkatës.
-Në rast se shtetasi rezulton në sistem i pajisur me pasaportë të tipit të vjetër dhe sqaron se nuk e ka pasaportën, për arsye se i ka humbur, i është vjedhur apo dëmtuar, shtetasi drejtohet për të deklaruar këtë tek komisariati i policisë që e ka lëshuar atë pasaportë. Aty pajiset me vërtetimin përkatës nga specialistët e policimit në komunitet pasi lëshon një deklaratë me shkrim lidhur me çfarë i ka ndodhur me pasaportën e tipit të vjetër.

Në këtë mënyrë shtetasi do të mundet të tërheqë pasaportën biometrike pranë zyrës së ''Aleat'' vetëm duke paraqitur ose pasaportën e vjetër të bërë të pavlefshme nga punonjësi i policisë, ose vërtetimin që nuk ka qenë i pajisur më parë me pasaportë, ose vërtetimin se pasaporta i ka humbur, i është vjedhur apo dëmtuar.

Nënpunësi i ''Aleat'' verifikon pasaportën e bërë të pavlefshme dhe ia dorëzon përsëri shtetasit ose administron vërtetimin sipas të dy rasteve të sipërpërmendura, dhe më tej vijon me procedurën e dhënies së pasaportës së re biometrike për shtetasin.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka caktuar tashmë personat përkatës për kryerjen e kësaj procedure dhe ka dhënë udhëzimet e nevojshme për një shërbim sa më të shpejtë e profesional ndaj qytetarëve.

Ministria e Brendshme gjen rastin t'u bëjë përsëri thirrje qytetarëve të paraqiten pranë zyrave të ''Aleat'' për të aplikuar dhe për t'u pajisur me pasaporta biometrike duke përforcuar kështu suksesin e të gjithë procesit të përmbushjes së kritereve për përfitimin së shpejti të liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian.
 

Lajmet e fundit

(09/03/10) Shqipëria, vend themelues i Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion. Dt 03.09.2010

Në Vjenë të Austrisë u zhvillua konferenca përuruese e themelimit të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, ku Shqipëria ishte e ftuar si një nga 25 vendet themeluese. -Ky është një vl...
Lexo me teper

(08/28/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në Forumin e 10 të Salzburgut. Dt.28.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha në takimet që ka zhvilluar gjatë Forumit të 10 të Salzburgut në Austri, me disa prej homologëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka marë garanc...
Lexo me teper

(08/27/10) 1 milion aplikime për pasaporta biometrike. Dt 27.08.2010

Ministria e Brendshme dëshiron të ju bëjë të ditur se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike. Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe paras...
Lexo me teper

(08/26/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha u takua sot me familjarë të policëve të rënë në detyrë që po kryejnë pushimet në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme. Dt.26.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha u takua sot në Durrës me disa familjarë të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës të cilët janë duke kryer pushimet në s...
Lexo me teper

(08/26/10) Dekorohet me Medaljen e Mirënjohjes oficeri ndërlidhës britanik Z. Ben Swanson. Ministri Basha vlerëson bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me SOCA-n. Dt.26.08.2010.

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë sot në ceremoninë e dekorimit me Medaljen e Mirënjohjes nga Presidenti i Republikës të oficerit ndërlidhës britanik në Shqipëri Z. Ben Swanso...
Lexo me teper

Foto Promocionale


Liberalizimi Vizave

Informacione


Telefononi pa pagese
0800 12 12
Raportoni rastet e trafikimit te qenieve njerezore


Denonconi abuzimet nga punonjësit e Policisë së Shtetit:

Zyra e Informacionit dhe Ankesave 0800 90 90 

Kontaktoni:

shkb@moi.gov.al

FAX: +355 42 271 735

Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë

Kontribuoni


Ndihmë Familjeve të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës

LlogariaBankare

Nr.0100404657

RAIFFEISEN BANK