MOI

Ministri i Brendshëm Basha dhe Prokurorja e Përgjithshme Rama shprehën vendosmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftë kundër të gjitha veprimtarive kriminale. Dt 04.02.2010

Print PDF
Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me Prokuroren e Përgjithshme Znj. Ina Rama. Qëllimi i takimit ishte evidentimi i fushave kryesore ku nevojitet thellimi i bashkëpunimit mes strukturave të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Ministri i Brendshëm Basha dhe Prokurorja e Përgjithshme Rama shprehën angazhimin e plotë për të nxitur dhe inkurajuar një bashkëpunim sa më intensiv polici-prokurori në luftën kundër krimit të organizuar.

Në takim u diskutua si një çështje e veçantë edhe projektligji i ri i përgatitur për Policinë Gjyqësore dhe modalitetet përkatëse të tij.

Basha dhe Rama diskutuan gjithashtu për përcaktimin e detyrave konkrete për strukturat e hetimit të policisë dhe prokurorisë për zbatimin e ligjit ''Antimafia'', një instrument shumë i rëndësishëm ligjor për të goditur krimin e organizuar dhe asetet e tij ekonomiko-financiare.

Krahas luftës së vazhdueshme kundër kriminalitetit, trafiqeve të paligjshme dhe trafikut të qenieve njerëzore, strukturat hetimore të policisë dhe prokurorisë do të thellojnë bashkëpunimin edhe për hetimin dhe zbulimin e krimeve të vjetra.

Gjatë takimit mes Ministrit të Brendshëm Basha dhe Prokurores së Përgjithshme Rama u ra dakort edhe mbi procesin e trajnimeve të përbashkëta  të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë gjyqësore.

Në takim ishin të pranishëm edhe Zv.ministri i Brendshëm Z. Avenir Peka, Drejtori i Përgjithshshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj dhe Zv.drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit  Z. Agron Kuliçaj, Drejtori i Hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme Z. Sokol Stojani dhe Drejtori i Inspektimit Z. Arben Dollapaj.
 

Lajmet e fundit

(09/09/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Italisë Z. Antonio Manganelli. Dt 09.09.2010

Bashkëpunimi policor në të gjitha nivelet mes Shqipërisë dhe Italisë ka sjellë rezultate të shkëlqyera në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe krimit transkufi...
Lexo me teper

(09/07/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në takimin e oficerëve ndërlidhës policorë të vendeve të BE të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Dt 07.09.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha përshëndeti vendimin e djeshëm të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian pro propozimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave me Shqipërinë...
Lexo me teper

(09/03/10) Shqipëria, vend themelues i Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion. Dt 03.09.2010

Në Vjenë të Austrisë u zhvillua konferenca përuruese e themelimit të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, ku Shqipëria ishte e ftuar si një nga 25 vendet themeluese. -Ky është një vl...
Lexo me teper

(08/28/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në Forumin e 10 të Salzburgut. Dt.28.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha në takimet që ka zhvilluar gjatë Forumit të 10 të Salzburgut në Austri, me disa prej homologëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka marë garanc...
Lexo me teper

(08/27/10) 1 milion aplikime për pasaporta biometrike. Dt 27.08.2010

Ministria e Brendshme dëshiron të ju bëjë të ditur se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike. Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe paras...
Lexo me teper

Foto Promocionale


Liberalizimi Vizave

Informacione


Telefononi pa pagese
0800 12 12
Raportoni rastet e trafikimit te qenieve njerezore


Denonconi abuzimet nga punonjësit e Policisë së Shtetit:

Zyra e Informacionit dhe Ankesave 0800 90 90 

Kontaktoni:

shkb@moi.gov.al

FAX: +355 42 271 735

Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë

Kontribuoni


Ndihmë Familjeve të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës

LlogariaBankare

Nr.0100404657

RAIFFEISEN BANK