MOI

Fjala e Ministrit të Brendshëm Z. Lulzim Basha në analizën e veprimtarisë së Policisë së Shtetit gjatë vitit 2009. Dt 25.01.2010

Print PDF
Analiza vjetore e Policisë së Shtetit vjen pas analizës së veprimtarisë të sektorëve dhe drejtorive përkatëse gjatë muajit Dhjetor. Dëshiroj të vë në dukje që gjendja e sigurisë dhe e rendit në vend mbetet për vitin 2009 në parametra normale, në veçanti me një rënie të numrit të vrasjeve, me një vazhdim pa kompromis të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç dëshmojnë edhe statistikat e goditjes së 142 grupeve kriminale nga të cilat 64 për krime të rënda kundër personit dhe pronës, 31 për luftën kundër narkotikëve, 23 për trafiqe të paligjshme dhe 24 për vepra penale të fushën e krimeve ekonomike. Rritjen me rreth 40 për qind të sekuestrimit të drogës heroinë, uljen e ndjeshme të kultivimit të kanabis sativa me 14 për qind, evidentimin e 372 veprave penale dhe ndjekjen e 425 autorëve nga të cilët 137 me arrest. Goditjen e 23 grupeve kriminale me 54 autorë, evidentimin e 53 rasteve të korrupsionit me 110 zyrtarë të proceduar, prej të cilëve 51 të arrestuar dhe 58 të ndjekur në gjendje të lirë, evidentimin e 34 rasteve me 45 autorë të dyshuar për pastrim të produkteve të krimit.

Policia ka realizuar me sukses objektivat e vendosura në programin e qeverisë dhe në programin vjetor të Ministrisë së Brendshme. Një sfidë e veçantë e vitit 2009, e cila është përballuar me sukses të plotë dhe me vlerësime maksimale nga brenda, por edhe nga jashtë vendit nga institucionet tona partnere, ka qenë realizimi i rolit të policisë në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit të kaluar.
Kanë vazhduar me sukses reformat ligjore, administrative dhe strukturore. Reformat strukturore bazohen dhe kanë qenë rezultat i studimeve të hollësishme të strukturës aktuale, ç'ka ka bërë të mundur rialokimin efektiv të burimeve njerëzore në përputhje me prioritetet dhe ngarkesën e punës.
Kështu, siç u përmend edhe në raportin e Drejtorit të Përgjithshëm, fuqizimi i Policisë Kufitare dhe Migracionit, një prioritet i vendosur prej kohësh, është realizuar tashmë plotësisht. Një prioritet tjetër madhor, realizimi i së cilës përfundon këtë javë është fuqizimi i strukturës së luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe pothuajse dyfishimin e kapaciteteve në qendër dhe në qarqe.
Po kështu, menjëherë pas hyrjes  në fuqi javën e shkuar të amendimeve në ligjin "Për konfiskimin e aseteve", Policia e Shtetit përgjigjet si një nga organizatat e para të zbatimit të ligjit me krijimin e strukturës përkatëse për gjurmimin e aseteve duke filluar nga kjo javë.
Detyra të tjera mbeten për tu realizuar në ristrukturim, reforma e policisë rrugore siç u përmend në raportin e Drejtorit të Përgjithshëm mbetet një sfidë, e cila duhet të realizohet në 6 mujorin e parë të këtij viti në përputhje me studimet  përkatëse duke marrë parasysh prioritetet dhe sfidat që ofron realiteti i sotëm dhe duke inkorporuar të gjitha prioritetet e punës, sa i përket fuqizimit dhe përdorimit efektiv të teknologjisë në sfidën e policimit rrugor.
 Po kështu, në ndjekje të porosisë së kryeministrit dhe zbatimit të strategjisë sektoriale, fuqizimi i strukturës kundër krimit financiar duke i hapur rrugë rekrutimit të specialistëve më të zotë, mbetet një sfidë për tu realizuar në vazhdim. Mbetet për tu përshëndetur fakti që gjatë vitit të shkuar rëndësi e veçantë i është kushtuar trajnimit të vazhdueshëm në të gjitha fushat nga specializimi tek trajnimi antikorrupsion, tek trajnimi për përdorimin e teknologjive të integruara i afro 3926 punonjësve të policisë, pra më shumë se 110 % e planit të trajnimeve për vitin 2009.
Po kështu përshëndetet edhe përmirësimi i infrastrukturës me pajisje bashkëkohore, përfundimi brenda një kohe rekord i pajisjes me sistemin moderrn TIMS të 24 pikave të kalimit kufitar plotësisht të integruar dhe të ndërlidhur me sistemin e gjendjes civile, si dhe shtrirja e sistemit të mbledhjes dhe analizës së informacionit kriminal MEMEX nga Tirana në të gjitha qarqet dhe dhënia e aksesit në këtë sistem edhe Policisë Kufitare.
Ashtu siç është shprehur në vijim nga Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së është vlerësuar  lufta kundër krimit dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i policisë së shtetit me organizatat homologe dhe vendet anëatare të BE-së. Kjo demostrohet edhe nga thellimi i kuadrit ligjor, i cili në vitin 2009 shënoi nënshkrimin e 12 marrëveshjeve dhe 5 Protokolleve.
Natyrisht momenti i analizës është edhe një moment reflektimi. Për fusha të veçanta ka vend për përmirësim të dukshëm, siguria rrugore dhe rritja e numrit të aksidenteve mbetet shqetësim kryesor, ndonëse problemi është kompleks dhe shtrihet përtej kufijeve të autoriteteve të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, një pjesë e mirë mbetet përgjegjësi e Policisë së Shtetit  dhe Ministrisë së Brendshme për të cilën kërkohet një angazhim më i madh gjatë vitit në vijim.
Po kështu, numri në rritje i veprave penale kundër pronës mbetet një shqetësim që kërkon një përgjigje me efikase. Ndërkohë duke marrë shkas edhe nga prania këtu e drejtuesve të shumë agjencive të zbatimit të ligjit, partnerë të Policisë së Shtetit, përshëndes angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe strukturave të Policisë së Shtetit dhe rikonfirmoj vullnetin tonë për një bashkëpunim intensiv me të gjtiha agjencitë e zbatimit të ligjit për ndjekjen në vijimësi të gjithë problematikave operacionale dhe strukturore.
 

Lajmet e fundit

(09/09/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Italisë Z. Antonio Manganelli. Dt 09.09.2010

Bashkëpunimi policor në të gjitha nivelet mes Shqipërisë dhe Italisë ka sjellë rezultate të shkëlqyera në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe krimit transkufi...
Lexo me teper

(09/07/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në takimin e oficerëve ndërlidhës policorë të vendeve të BE të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Dt 07.09.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha përshëndeti vendimin e djeshëm të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian pro propozimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave me Shqipërinë...
Lexo me teper

(09/03/10) Shqipëria, vend themelues i Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion. Dt 03.09.2010

Në Vjenë të Austrisë u zhvillua konferenca përuruese e themelimit të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, ku Shqipëria ishte e ftuar si një nga 25 vendet themeluese. -Ky është një vl...
Lexo me teper

(08/28/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në Forumin e 10 të Salzburgut. Dt.28.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha në takimet që ka zhvilluar gjatë Forumit të 10 të Salzburgut në Austri, me disa prej homologëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka marë garanc...
Lexo me teper

(08/27/10) 1 milion aplikime për pasaporta biometrike. Dt 27.08.2010

Ministria e Brendshme dëshiron të ju bëjë të ditur se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike. Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe paras...
Lexo me teper

Foto Promocionale


Liberalizimi Vizave

Informacione


Telefononi pa pagese
0800 12 12
Raportoni rastet e trafikimit te qenieve njerezore


Denonconi abuzimet nga punonjësit e Policisë së Shtetit:

Zyra e Informacionit dhe Ankesave 0800 90 90 

Kontaktoni:

shkb@moi.gov.al

FAX: +355 42 271 735

Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë

Kontribuoni


Ndihmë Familjeve të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës

LlogariaBankare

Nr.0100404657

RAIFFEISEN BANK