MOI

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha premton financime për qendrat e pritjes së viktimave të trafikut. Dt 23.01.2010

Print PDF
Gjatë një takimi me përfaqësuesit e Koalicionit Kombëtar të Strehëzave Antitrafik, Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha shprehu angazhimin për të konkretizuar sa më parë porosinë e Kryeministrit Berisha për të mbështetur financiarisht qendrat e pritjes së viktimave të trafikimit.
-Jeni partnerë jashtëzakonisht të rëndësishëm të qeverisë në luftën kundër trafikut dhe në këtë kuadër ju kërkoj të sillni sa më shpejt të detajuara propozimet dhe nevojat tuaja për bashkëfinancim nga qeveria shqiptare. Pas kësaj, unë ju siguroj që së bashku me kolegun Ksera, do t'i përparësojmë dhe do t'i kalojmë në Këshillin e Ministrave brenda një kohe sa më të shkurtër,-tha Ministri Basha.

Basha vlerësoi se suksesi i partneritetit me organizatat që veprojnë kundër trafikimit të qenieve njerëzore dëshmohet edhe nga raporti i fundit i Departamentit të Shtetit të SHBA që e hoqi vendin tonë nga lista e vendeve në vëzhgim. Basha shprehu besimin se këtë vit Shqipëria do të vendoset në listën Tier 1, ku është shumica e vendeve të BE, përsa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe trajtimit të viktimave të trafikut.

Basha nënvizoi ndërkohë se janë përcaktuar detyrime të qarta për personelin e Policisë së Shtetit në pikat e kalimit kufitar për të pasur një komunikim të përhershëm me përfaqësuesit e qendrave antitrafik dhe bashkëpunim të ngushtë gjatë intervistimit për identifikimin e viktimave potenciale dhe referimit të tyre për asistencë të pakushtëzuar.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e organizatave ''Terre des Hommes'' dhe ''Arsis'', pjesë e koalicionit ''Bashkë Kundër Trafikimit të Fëmijëve'' të cilët u ndalën në problematikën e hasur me fëmijët e rrugës.

Ministri Basha kërkoi paraqitjen e të gjitha propozimeve të tyre mbi këtë problem dhe shprehu mbështetjen për t'i konkretizuar  në një paketë të plotë masash ligjore dhe sociale për marrjen në mbrojtje të fëmijëve të rrugës.

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha vendosi institucionalizimin e takimeve për problemet e trafikimit të qenieve njerëzore, nëpërmjet zhvillimit të tyre në mënyrë periodike të përmuajshme, si dhe përfaqësimit në këto takime të institucioneve, anëtarë të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Viktimat e Trafikimit.
 

Lajmet e fundit

(09/09/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Italisë Z. Antonio Manganelli. Dt 09.09.2010

Bashkëpunimi policor në të gjitha nivelet mes Shqipërisë dhe Italisë ka sjellë rezultate të shkëlqyera në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe krimit transkufi...
Lexo me teper

(09/07/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në takimin e oficerëve ndërlidhës policorë të vendeve të BE të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Dt 07.09.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha përshëndeti vendimin e djeshëm të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian pro propozimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave me Shqipërinë...
Lexo me teper

(09/03/10) Shqipëria, vend themelues i Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion. Dt 03.09.2010

Në Vjenë të Austrisë u zhvillua konferenca përuruese e themelimit të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, ku Shqipëria ishte e ftuar si një nga 25 vendet themeluese. -Ky është një vl...
Lexo me teper

(08/28/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në Forumin e 10 të Salzburgut. Dt.28.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha në takimet që ka zhvilluar gjatë Forumit të 10 të Salzburgut në Austri, me disa prej homologëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka marë garanc...
Lexo me teper

(08/27/10) 1 milion aplikime për pasaporta biometrike. Dt 27.08.2010

Ministria e Brendshme dëshiron të ju bëjë të ditur se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike. Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe paras...
Lexo me teper

Foto Promocionale


Liberalizimi Vizave

Informacione


Telefononi pa pagese
0800 12 12
Raportoni rastet e trafikimit te qenieve njerezore


Denonconi abuzimet nga punonjësit e Policisë së Shtetit:

Zyra e Informacionit dhe Ankesave 0800 90 90 

Kontaktoni:

shkb@moi.gov.al

FAX: +355 42 271 735

Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë

Kontribuoni


Ndihmë Familjeve të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës

LlogariaBankare

Nr.0100404657

RAIFFEISEN BANK