MOI

Autoriteti Kombetar per Certifikimin Elektronik

Print PDF

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik (AKCE)
National Authority for Electronic Certification (NAEC)

Ministria e Brendshme, nëpërmjet Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik ka përgjegjësinë e ndjekjes së zbatimit të Ligjit për Nënshkrimin Elektronik dhe të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Çdo ofrues i shërbimitcertifikimit elektronik qe vepron në territorin e Shqipërisë është i detyruar t'i referohet materialeve që gjenden edhe në ketë faqe e që përditësohen 24/7.

AKCE regjistron e publikon listat e plota të ofruesve të shërbimit të certifikimit, certifikatat aktive,shfuqizuara ose të revokuara, si dhe organizmat e testimit e konfirmimit.

Ne zbatim të detyrimeve ligjore, dhe për një shërbim efikas e të dedikuar, ne vëmë në dispozicionin tuaj një staf të specializuar dhe të gatshëm për asistence në çdo kohë dhe kudo që ndodheni.

Objekti i punës së Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik:

Mbikëqyr zbatimin e ligjit Nr. 9880, datë 25.2.2008, ''Për Nënshkrimin  Elektronik''.

Mbikëqyr zbatimin e VKM Nr. 503 , date  13.05.2009  ,''Tarifat për shërbimet që ofrohen nga AKCE'';

Mbikëqyr zbatimin e VKM Nr. 525, datë 13.05.2009 , ''Rregullore për Nënshkrimin  Elektronik'';

Regjistron emrat e Ofruesve të Shërbimit të Certifikimit;

Regjistron emrat e atyre që kanë ndërprerë këtë shërbim;

Regjistron emrat e Organizmave të Testimit dhe Konfirmimit;

Lidh marrëveshje me subjekte publike  dhe  private për realizimin e veprimtarisë mbikëqyrëse;

Ndërpret përkohësisht ose tërësisht veprimtarinë e Ofruesve të Shërbimit të Certifikimit dhe të Organizmave të Testimit dhe Konfirmimit në rastet e parashikuara me ligj;

Regjistron certifikatat e kualifikuara;

Shfuqizon certifikatat e kualifikuara,  kur konstaton se është shkelur ligji;

Inspekton dhe kërkon informacion nga Ofruesit e Shërbimeve të Certifikimit kurdoherë që e gjykon të arsyeshme.

Baza ligjore:

Ligji Nr. 9880 date 25.2.2008 ''Për Nënshkrimin Elektronik'' .
VKM Nr. 503,date 13.05.2009, ''Tarifat për shërbimet që ofrohen nga AKCE''.
VKM Nr. 525, datë 13.05.2009, ''Rregullore për Nënshkrimin Elektronik''.

Pranë AKCE gjenden udhëzime ligjore dhe teknike që në formë shkresore ose elektronike, janë në dispozicion te të gjithë të interesuarve.

Regjistri

Ofrues të Shërbimit të Certifikimit
nuk ka të regjistruar

Organizma të Testimit dhe Konfirmimit
nuk ka të regjistruar

Certifikata të vlefshme
nuk ka të regjistruara

Certifikata të Shfuqizuara
nuk ka të regjistruara

Certifikata të Revokuara
nuk ka të regjistruara

Kontaktoni

Drejtori:  Sadi Hoti
Adresa: Rruga ''Reshit Petrela''
perballe D.P. te Arkivave
Tirane
cel: 069 41 17 871
E-mail: shoti@moi.gov.al

 

Lajmet e fundit

(09/09/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Italisë Z. Antonio Manganelli. Dt 09.09.2010

Bashkëpunimi policor në të gjitha nivelet mes Shqipërisë dhe Italisë ka sjellë rezultate të shkëlqyera në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe krimit transkufi...
Lexo me teper

(09/07/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në takimin e oficerëve ndërlidhës policorë të vendeve të BE të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Dt 07.09.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha përshëndeti vendimin e djeshëm të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian pro propozimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave me Shqipërinë...
Lexo me teper

(09/03/10) Shqipëria, vend themelues i Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion. Dt 03.09.2010

Në Vjenë të Austrisë u zhvillua konferenca përuruese e themelimit të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, ku Shqipëria ishte e ftuar si një nga 25 vendet themeluese. -Ky është një vl...
Lexo me teper

(08/28/10) Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha mori pjesë në Forumin e 10 të Salzburgut. Dt.28.08.2010

Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha në takimet që ka zhvilluar gjatë Forumit të 10 të Salzburgut në Austri, me disa prej homologëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka marë garanc...
Lexo me teper

(08/27/10) 1 milion aplikime për pasaporta biometrike. Dt 27.08.2010

Ministria e Brendshme dëshiron të ju bëjë të ditur se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike. Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe paras...
Lexo me teper

Foto Promocionale


Liberalizimi Vizave

Informacione


Telefononi pa pagese
0800 12 12
Raportoni rastet e trafikimit te qenieve njerezore


Denonconi abuzimet nga punonjësit e Policisë së Shtetit:

Zyra e Informacionit dhe Ankesave 0800 90 90 

Kontaktoni:

shkb@moi.gov.al

FAX: +355 42 271 735

Portali Qeveritar i Republikës së Shqipërisë

Kontribuoni


Ndihmë Familjeve të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës

LlogariaBankare

Nr.0100404657

RAIFFEISEN BANK