Më datë 27 Gusht 2008, Zëvendësministri i Brendshëm, Z. Gent Strazimiri dhe Z. Pëllumb Nako Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin patën një takim me përfaqësuesit e Agjencisë Evropiane për Kontrollin e Kufirit FRONTEX, të cilët ishin për një vizitë dy-ditore në Shqipëri.
Në fillim të këtij takimi Z. Strazimiri falënderoi përfaqësuesit e FRONTEX-it për vizitën, për frymën e mirëkuptimit që ekziston mes kësaj Agjencie dhe Policisë së Shtetit si dhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi për të siguruar lehtësirat e nevojshme sidomos në fushën e forcimit të bashkepunimit me Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.





Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, deklaroi gjate nje konference per shtyp se forca goditëse ndaj krimit dhe trafiqeve të paligjshme është dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ministri Nishani tha se, në total janë goditur 69 grupe kriminale me 280 anëtarë të arrestuar, çka përbën dyfishim të forcës goditëse të krimit. 











