Deklaratë e Zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja.Dt 27.06.2009
Ministria e Brendshme shpreh vlerësimin e saj maksimal për të gjithë qytetarët shqiptarë që në mungesë të një pasaporte aplikuan dhe u pajisën me letërnjoftimin elektronik.
Lexo te plote...
Ky dokument identiteti i standarteve më të larta ndërkombëtare u jep atyre mundësinë që nesër të realizojnë të drejtën e votës. Dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të dhënat mbi procesin e aplikimit të qytetarëve për letërnjoftimet elektronike. Dt 23.06.2009
Mbrëmë ka përfunduar përpunimi i të gjithë të dhënave për qytetarët që aplikuan për letërnjoftime elektronike.
Lexo te plote...
Pas përfundimit të këtij procesi po dërgojmë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe tek partitë politike të interesuara; Deklaratë e Zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. Dt 20.06.2009
Ministria e Brendshme garanton opinionin publik dhe të gjitha forcat politike dhe subjektet zgjedhore për përkushtimin e saj maksimal dhe transparencë të plotë të procesit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike.
Lexo te plote...
Strukturat e Ministrisë së Brendshme po punojnë me intensitet së bashku me konçesionarin për të bërë të mundur prodhimin dhe shpërndarjen e 1.4 milion letërnjoftimeve elektronike për të cilat kanë aplikuar qytetarët shqiptarë. Reagim ndaj deklaratës së Partisë Socialiste për blerjen e karburantit për llogari të institucioneve publike.Dt 19.06.2009
Ministria e Brendshme hedh poshtë deklaratën e sotme të Partisë Socialiste se gjoja janë shpërdoruar paratë e taksapaguesve nëpërmjet prokurimit të përqendruar për blerjen e një sasie karburanti për llogari të institucioneve publike.
Lexo te plote...
Prokurimi i këtij artikulli është kryer në bazë të ligjit të prokurimit publik dhe VKM-së për blerjen e përqendruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. 1 402 000 qytetarë shqiptarë aplikuan për letërnjoftime elektronike. Konferencë për shtyp e Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani.Dt 19.06.2009 Duke ju falënderuar për prezencën tuaj sot këtu, dua t'i përcjell opinionit publik lajmin se deri ditën e djeshme, kur ka qenë afati i fundit për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik për ata shtetas që nuk disponojnë një pasaportë, pra që nga mesi i muajit Janar kur nisi ky proces dhe deri dje, u paraqitën dhe aplikuan për letërnjoftimet elektronike 1 402 000 shetas shqiptarë. Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët shfrytëzuan të gjitha kapacitetet, që për hir të së vërtetës kanë qënë shumë më të mëdha se ajo çka u realizua. Nëse kanë aplikuar 1 402 000 qytetarë, këto kapacitete kanë qenë për 2.5 milion qytetarë shqiptarë. Emrat e personave që u janë prodhuar kartat, në faqen zyrtare të MB. Dt 18.06.2009
Ministria e Brendshme informon të gjithë qytetarët që u janë prodhuar letërnjoftimet elektronike, se emrat e tyre janë të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe konçesionari i afishon ato pranë çdo zyre aplikimi.
Lexo te plote...
Çdo qytetar mund të kontrollojë emrin e tij, nëse i është prodhuar karta e identitetit, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Konference shtypi e Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani dhe Zv/Ministres së Brendshme Znj, Iva Zajmi. Dt 17.06.2009 Ministria e Brendshme vleresoi sot raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që bente fjalë për trafikimin e qenjeve njerzore. Ministri i Brendshem vleresoi ate çfarë thuhet në raport se në vitin 2008 qeveria e Shqiptare tregoi përpjekje për t'u siguruar viktimave të trafikimit mbrojtje dhe asistencë. Ne te njëjtën kohe ai deklaroi se qeveria ka dhenë 262,000 dollarë për financimin e strehezës që operohet nga qeveria shqiptare për përkujdesjen ndaj viktimave. Konferencë shtypi e Zv/ministrit të Brendshëm Z.Ferdinand Poni. Dt 17.06.2009 Zv/ministri i Brendshem Z.Ferdinad Poni deklaroi sot për mediat në një konferencë shtypi se kanë aplikuar për leternjoftimin elektronik 1.385.442 shtetas si dhe kanë terhequr leternjoftimet elektronike mbi 1 milion qyetetarë. Ndërkohë ai theksoi se lista e atyre që kanë aplikuar dhe që u është prodhuar leternjoftimi elektronik do të behen publike në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme si dhe këto lista do tu dërgohen prefekturave në mënyrë që të vihen në dijeni të gjithë njësitë vendore dhe që qyteterët të jenë sa më të informuar që të shkojnë të terheqin leternjoftimet tashme te prodhuara.Shtyhet edhe tri ditë afati për aplikim për letërnjoftimet elektronike. Konferencë shtypi e Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani. Dt 15.06.2009 Dëshiroj të bëj përmes medias një njoftim shumë të rëndësishëm për opinionin publik dhe të gjithë aktorët e tjerë të interesuar për procesin e paisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimin elektronik.Procesi po ecën në rrugë të mbarë. Duke përfshirë edhe të dhënat e djeshme, janë 1.362 000 shtetas që kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike, nderkohë që rreth 950 mijë qytetarë i kanë tërhequr ato. |
(06/27/09) Deklaratë e Zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja.Dt 27.06.2009
(06/23/09) Dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të dhënat mbi procesin e aplikimit të qytetarëve për letërnjoftimet elektronike. Dt 23.06.2009
(06/20/09) Deklaratë e Zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. Dt 20.06.2009
(06/19/09) Reagim ndaj deklaratës së Partisë Socialiste për blerjen e karburantit për llogari të institucioneve publike.Dt 19.06.2009
(06/19/09) 1 402 000 qytetarë shqiptarë aplikuan për letërnjoftime elektronike. Konferencë për shtyp e Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani.Dt 19.06.2009

Telefononi pa pagese 0800 12 12 Raportoni rastet e trafikimit te qenieve njerezore |

LlogariaBankare
Nr.0100404657
RAIFFEISEN BANK